Dëmshpërblimi Për Fluturimet E Anuluara Dhe Me Vonesë Në SHBA

Nuk ka rregulla në SHBA që kërkojnë që kompanitë ajrore të dëmshpërblejnë klientët për fluturimet e anuluara. Vendimi për t'u ofruar dëmshpërblim klientëve varet tërësisht nga kompania ajrore. Në mënyrë të ngjashme, SHBA-së i mungon edhe një grup i plotë i të drejtave të udhëtarëve ajrorë që mbulojnë fluturimet me vonesë

Megjithatë, ju mund të paraqitni një kërkesë për dëmshpërblim për vonesë fluturimi sipas rregullores EU 261, pavarësisht se ku jetoni, nëse jeni duke fluturuar drejt ose nga një aeroport evropian me një transportues evropian. Grafiku i mëposhtëm tregon kushtet sipas EU 261 se kur jeni të kualifikuar për dëmshpërblim.

Vija ajrore Kompani ajrore nga BE Kopani ajrore jasht-BE
Fluturim nga BE në BE I plotëson kushtet I plotëson kushtet
Fluturim nga BE në një vend të tretë I plotëson kushtet I plotëson kushtet
Fluturim nga një vend i tretë në BE I plotëson kushtet Nuk i plotëson kushtet
Fluturim nga një vend i tretë në vend i tretë Nuk i plotëson kushtet Nuk i plotëson kushtet

Të Drejtat e Udhëtarëve Ajrorë në SHBA

Fatëkeqësisht, rregulloret e SHBA-së që mbulojnë të drejtat e udhëtarëve kur një fluturim vonohet ose anulohet, janë më pak gjithëpërfshirëse se ato në Evropë ose në vende të tjera.

Megjithatë, ata të cilëve u refuzohet hipja në avion, ata që përballen me vonesa në pistë, ose turistët që kanë probleme me bagazhet, mund të përfitojnë nga legjislacioni i SHBA-së.

Ndalimi i hyrjes në fluturim

Në krahasim me kompanitë ajrore në Evropë, kompanitë ajrore të SHBA-së janë më të prirura për të mbirezervuar fluturimet e tyre. Si rrjedhojë, e drejta juaj për dëmshpërblim mbrohet nga një legjislacion i rreptë. Ju mund të keni të drejtë deri në $1,350 dëmshpërblim nëse mbirezervimi bëhet shkak që t'ju refuzohet hipja në avion në SHBA.

Nëse jeni i kualifikuar, e drejta juaj për dëmshpërblim do të varet nga dy gjëra:

1. Nëse pranoni të fluturoni me një itinerar tjetër, dëmshpërblimi varet nga diferenca kohore midis mbërritjes suaj të parashikuar në destinacion dhe kohës kur kishit planifikuar fillimisht të mbërrinit atje.

2. Fluturimi juaj është një fluturim i brendshëm në SHBA ose një fluturim ndërkombëtar.

Shihni grafikun e mëposhtëm.

Vonesa 0-1 orë 1-2 orë 2-4 orë 4+ orë
Kombëtar $- maksimum $675, ose 200% e biletës njëdrejtimëshe në destinacionin tuaj. maksimum $1350, ose 400% e biletës njëdrejtimëshe në destinacionin tuaj. maksimum $1350, ose 400% e biletës njëdrejtimëshe në destinacionin tuaj.
Ndërkobëtar $- maksimum $675, ose 200% e biletës njëdrejtimëshe në destinacionin tuaj. maksimum $675, ose 200% e biletës njëdrejtimëshe në destinacionin tuaj. maksimum $1350, ose 400% e biletës njëdrejtimëshe në destinacionin tuaj.

* "Destinacion" nënkupton destinacionin tuaj final ose lokacionin e parë në udhëtimin tuaj ku ka një ndalesë të planifikuar që zgjat më shumë se katër orë

Ju keni të drejtë të merrni 400% të çmimit të biletës për atë segment udhëtimi, deri në një maksimum prej $1,350, si dhe çdo kosto shtesë që keni paguar gjatë rezervimit (si tarifat e bagazheve, përmirësimi i vendit, etj.), nëse kompania ajrore nuk organizon asnjë udhëtim alternativ për ju. Mos u ndjeni të detyruar të pranoni kredi udhëtimi apo forma të tjera alternative pagese, sepse ligjërisht keni të drejtë të paguheni në para cash.

Vonesat në pistë në SHBA

Megjithëse ligjet e SHBA-së nuk i mbulojnë të drejtat e udhëtarëve për fluturime të vonuara dhe të anuluara, ekzistojnë rregullore që rregullojnë atë që ndodh kur fluturimi juaj vonohet në pistë. Ju keni të drejtë për informacion, ushqim dhe pije.

Çdo vonesë prej dy orësh ose më shumë në pistë kërkon vëmendje të veçantë në përputhje me legjislacionin e SHBA-së për vonesat në pistë. Departamenti i Transportit i SHBA-së ka ofruar ndarjen e mëposhtme:

  • Udhëtarët kanë të drejtë për ushqim, ujë, tualete funksionale dhe asistencë mjekësore (por vetëm nëse është e nevojshme) pas një vonese prej dy orësh në pistë.
  • Opsioni për të zbritur nga avioni duhet t'u ofrohet udhëtarëve pas një vonese prej tre orësh në pistë në Shtetet e Bashkuara.
  • Udhëtarëve duhet t'u jepet mundësia për të zbritur nga avioni pas një qëndrimi prej katër orësh në pistë diku tjetër përveç Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, këto ligje nuk zbatohen gjithmonë. Situatat e mëposhtme janë të përjashtuara nga rregulloret e lartpërmendura:

  • Nëse kapiteti vendos t'i mbajë udhëtarët në avion për arsye të sigurisë ose mbrojtjes.
  • Nëse kontrolli i trafikut ajror rekomandon që të mos bëhet lëvizja e avionit, sepse kjo do të ndërpriste rëndë operacionet e aeroportit
Vonesa dhe humbja e bagazhit në fluturimet e brendshme në SHBA

Bagazhi i vonuar:

Nëse jeni duke udhëtuar brenda Shteteve të Bashkuara dhe bagazhet tuaja nuk mbërrijnë në kohë, ruani biletën tuaj dhe faturat e bagazheve të dorëzuara. Çdo dokument fluturimi me një numër reference rezervimi është i pranueshëm, nëse nuk e keni biletën tuaj. Nëse nuk e posedoni biletën, mund të përdorni çdo dokument tjetër fluturimi që përmban numrin e referencës së rezervimit. Ky është kodi prej gjashtë shifrash, i cili mund të përmbajë shkronja dhe numra, i vlefshëm për rezervimin e fluturimit tuaj.

Njoftoni kompaninë ajrore që bagazhi juaj nuk u shfaq sa më shpejt të mundeni. Ju këshillojmë fort ta përfundoni këtë detyrë përpara se të largoheni nga aeroporti. Megjithatë, hollësitë ndryshojnë nga njëra linjë ajrore te tjetra. Për të mësuar më shumë, konsultoni faqen e internetit të kompanisë suaj ajrore.

Plotësoni një raport të parregullsisë së pronës (PIR). Pasi ta bëni këtë, do të keni një numër reference për raportin tuaj. Ruajeni edhe këtë numër. Nëse jeni tarifuar me një tarifë bagazhi, kërkojini linjës ajrore t'ju kthej parat. Çdo kompani ajrore ka një grup të ndryshëm rregullash, kështu që nuk dëmton të pyesni. Disa kompani ajrore ofrojnë vetëm kredi fluturimi si një lloj zhdëmtimi, duke preferuar të mos paguajnë me para në dorë (cash). Konsideroni përfshirjen e kësaj në kërkesën tuaj për zhdëmtim nëse ata refuzojnë. Ju mund ta gjurmoni bagazhin tuaj me numrin e referencës që keni në dorë. Shumica e kompanive ajrore ofrojnë mjete gjurmimi në internet. Gjurmimi online do t'ju japë një ide për kohën e marrjes së valixheve tuaja.

Nëse ju duhet të zëvendësoni ndonjë artikull të nevojshëm, ruani faturat tuaja. Këtu përfshihen gjëra nga valixhet tuaja pa të cilat vërtet nuk mund të jetoni për disa ditë, si ndërresat ose produktet higjienike. Ju mund të jeni të kualifikuar për të marrë dëmshpërblim për këto shpenzime kur të paraqitni një kërkesë. Pra, paraqitni një kërkesë pranë linjës ajrore dhe dorëzoni ato fatura. Në përgjithësi, afati kohor për këtë kërkesë është 45 ditë pas ditës së fluturimit tuaj.

Valigjet e humbura :

E njëjta procedurë zbatohet për humbjen e valixhes suaj ashtu siç veproni kur paraqitni kërkesën për bagazhin e vonuar. Plotësoni një raport të parregullsisë së pronës (PIR). Pasi ta bëni këtë, do të keni një numër reference për raportin tuaj. Ruajeni edhe këtë numër.

Nëse ju duhet të zëvendësoni ndonjë artikull të nevojshëm, ruani faturat tuaja. Këtu përfshihen sende nga valixhet tuaja pa të cilat vërtet nuk mund të jetoni për disa ditë, si ndërresat ose produktet higjienike. Ju mund të jeni të kualifikuar për të marrë dëmshpërblim për këto kosto kur të paraqitni një kërkesë. Pra, paraqitni një kërkesë pranë kompanisë ajrore dhe dorëzoni ato fatura.

Bëni një inventar të detajuar të përmbajtjes së valixheve tuaja të humbura. Çdo faturë ose provë tjetër për këto gjëra do të jetë e dobishme. Edhe pse ka disa kufizime për atë që kompanitë ajrore do të paguajnë ,siç janë artikujt e ambalazhuar, ju do të mund të merrni dëmshpërblim për pjesën më të madhe të sendeve që mund të identifikoni. Paraqitni një kërkesë për rikthim parash pranë kompanisë ajrore.

Fluturimet që mbulohen nga rregulloret e SHBA-së

Çdo fluturim që niset ose mbërrin në një aeroport të SHBA-së i nënshtrohet kufizimeve të SHBA-së për vonesat në pistë, ndërsa fluturimet e kompanive amerikane që nisen nga SHBA-ja u nënshtrohen rregulloreve të SHBA-së për refuzimin e hipjes në avion.

Rregulloret e SHBA-së për çështjet e bagazhit zbatohen për fluturimet e brendshme që operohen nga kompanitë ajrore amerikane midis qyteteve të SHBA-së. Në përgjithësi, Konventa e Montrealit zbatohet për fluturimet ndërkombëtare me nisje nga SHBA-ja.