Ju keni të drejtë për dëmshpërblim në rast të vonesave të gjata të fluturimeve në Evropë, përveç nëse linja ajrore mund të provojë se kjo është për shkak të një rasti të jashtëzakonshëm. Statistikat tregojnë se vetëm 1.5% e pasagjerëve marrin vërtet dëmshpërblimin që u takon.Nëse fluturimi juaj është me një linjë ajrore evropiane ose nis nga MB, Bashkimi Evropian, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia ose Zvicra, ju jeni të mbrojtur nga rregulloret evropiane.Në rast se fluturimi juaj ka një vonesë më shumë se 3 orë, rregullorja garanton deri në €600 dëmshpërblim për pasagjer.
Çfarë nevoitët për të vazhduar vazhduar kërkesën tuaj ?
Disa gjëra duhet ti keni parasyshë para se të aplikoni për dëmshpërblim:
Kërkoni dëmshpërblim nga kompania ajrore
Kontaktoni kompaninë ajrore që kryen fluturimin dhe drejtojuni departamentit të shërbimit të klientë për kërkesën tuaj. Ju mund ta keni blerë biletën nga linja ajrore X, por nëse fluturimi kryhet nga linja ajrore Y, duhet t'i paraqitni kërkesën kompanisë Y. Ju duhet t'i siguroni shërbimit të klientit detajet e mëposhtme:
Përcillëni rastin tuaj në Agjencinë e Aviacionit Civil
Nëse e keni paraqitur kërkesën tuaj dhe nuk keni marrë përgjigje nga kompania ajrore, ose kërkesa ju është refuzuar duke u arsyetuar me rrethana të jashtëzakonshme, rikontrolloni nëse i plotësoni kriteret dhe raportoni problemin tuaj pranë Autoritetit të Aviacionit Civil për fluturimet evropiane. Kini parasysh se agjencitë e aviacionit civil shpesh anojnë nga kompanitë ajrore, prandaj marrja e dëmshpërblimit që ju takon nuk është e garantuar.
Dërgoni rastin tuaj në Gjykatë
Ky është hapi juaj i fundit për të marrë dëmshpërblimin që meritoni. Para se të shpenzoni kohë dhe para, sigurohuni që fluturimi juaj mbulohet nga rregullorja. Nëse fluturimi juaj është vonuar brenda Mbretërise së Bashkuar, ju mund ta dërgoni në gjykatë një kompani ajrore me bazë në MB, pasi të jeni refuzuar me shkrim. Përdorni shërbimin 'Money Claim Online', i cili kushton 25-60 €, në varësi të vlerës së kërkesës suaj (deri në një maksimum prej 1,000 €). Ky shërbim mbulon vetëm Anglinë dhe Uellsin. Nëse çështja shkon në gjykatë, ajo mund të zgjasë mesatarisht 6 muaj dhe mund t’ju kërkohet të paraqiteni personalisht në gjykatë."
Jam i brengosur për të gjitha këto dokumenta që kërkohen dhe procesin. A ka ndonjë mënyrë tjetër?
Kjo është ajo që ne bëjmë dhe arsyeja pse e bëjmë. Avokatët dhe ekspertët ligjorë të Click2Refund, të specializuar në dëmshpërblimin e fluturimeve, do të kryejnë punën ligjore në emrin tuaj. Ju e të bëni kërkesën tuaj online dhe pjesën tjetër na e lini ne. Ne operojmë mbi parimin 'pa fitore, nuk paguani. Ne paguhemi vetëm kur ju paguheni. Ne kemi zyra në Londër, Toronto dhe Nju Jork, dhe rrjeti i avokatëve të Click2Refund në mbarë BE-në mbron interesat tuaja. Klikoni për të aplikuar për një proces dëmshpërblimi pa kokëqarje. Mos hezitoni të aplikoni, ne kurrë nuk kërkojmë numrin e kartës së kreditit apo pagesë paraprake.