Udhëtimi ajror është mënyra kryesore e transportit në distanca të gjata për miliona njerëz në mbarë botën. Me rritjen e vëllimit të udhëtimeve ajrore, është e rëndësishme që shtetet të vendosin rregullore të forta për të mbrojtur të drejtat e udhëtarëve.
Turqia ka miratuar mbrojtje të tilla përmes "Rregullores për të Drejtat e Udhëtarëve Ajrorë". Ky ligj përcakton udhëzime të qarta për çështje si hyrja në avion, anulimet, vonesat e gjata, shumat e dëmshpërblimit e të tjera. Ky udhëzues ofron një përmbledhje të aspekteve kryesore të "Rregullores për të Drejtat e Udhëtarëve Ajrorë (SHY-PASSENGER)", të nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) e Turqisë.
Më 1 janar 2012, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Turqisë vendosi një grup rregullash, të njohura si SHY-Passenger, të cilave duhet t'u binden të gjitha kompanitë ajrore turke që fluturojnë brenda dhe jashtë Turqisë, si dhe kompanitë e tjera jo-turke që fluturojnë nga Turqia.
Këto rregullore u përshtatën kryesisht nga Rregullorja EC 261/2004 e Bashkimit Evropian, duke siguruar që udhëtarëve ajrorë që udhëtojnë drejt, nga, ose brenda Turqisë t'u garantohen të drejta dhe mbrojtje të ngjashme.
A më takon dëmshpërblim për fluturimin tim të anuluar sipas Rregullores Turke?
Sipas Rregullores Turke për të Drejtat e Udhëtarëve Ajrorë, nëse fluturimi juaj anulohet për faj të kompanisë ajrore, ju keni të drejtë për një pagesë dëmshpërblimi me vlerë deri në 600 EUR në lira turke. Siç parashikohej edhe në Rregulloren EC 261/2004, nëse anulimi është shkaktuar nga rrethana të jashtëzakonshme (p.sh. moti i keq), kompania ajrore përjashtohet nga detyrimi për të paguar dëmshpërblimin.
A më takon dëmshpërblim për fluturimin tim të vonuar sipas Rregullores Turke?
Ndryshe nga Rregullorja EC 261/2004, Rregullorja Turke për të Drejtat e Udhëtarëve Ajrorë nuk ofron dëmshpërblim për fluturimet e vonuara. Megjithatë, ju keni ende disa të drejta të cilat kompania ajrore duhet t'jua sigurojë (të shpjeguara më poshtë).
A më takon dëmshpërblim nëse më refuzohet hyrja në avion sipas Rregullores Turke?
Nëse keni një biletë të konfirmuar dhe ju refuzohet hyrja në avion pa dëshirën tuaj për shkak të mbirezervimit, Rregullorja Turke ofron një pagesë dëmshpërblimi deri në vlerën e 600 EUR në lira turke.
Shumat e dëmshpërblimit sipas Rregullores SHY (për anulimet dhe moslejimin e hyrjes në avion)
| Situata | Detyrimet e Kompanive Ajrore |
|---|---|
| Fluturimet që nisen nga një aeroport turk drejt një aeroporti turk | Vlera prej 100 EUR në lira turke |
| Fluturime ndërkombëtare (distanca e fluturimit më pak se 1,500 km) | Vlera prej 250 EUR në lira turke |
| Fluturime ndërkombëtare ( distanca e fluturimit midis 1,500 km dhe 3,500 km) | Vlera prej 400 EUR në lira turke |
| Fluturime ndërkombëtare (distanca e fluturimit mbi 3,500 km) | Vlera prej 600 EUR në lira turke |
Ja skenarët që mbulon Rregullorja Turke:
Nuk ka rëndësi se nga cili shtet jeni, sa vjeç jeni apo se si e keni blerë biletën tuaj. Të gjithë udhëtarët kanë të drejta të njëjta sipas Rregullores Turke. Ju duhet vetëm të keni një rezervim të konfirmuar, të ndiqni udhëzimet e dhëna nga kompania ajrore dhe të paraqiteni në kohë në aeroport për regjistrim (check-in).
Rastet e mbuluara nga Rregullorja Turke për të Drejtat e Udhëtarëve Ajrorë përfshijnë:
| Kompanitë ajrore turke | Kompanitë ajrore joturke | |
|---|---|---|
| Fluturimet që nisen nga Turqia | Po | Po |
| Fluturimet që mbërrijnë në Turqi | Po | Jo |
Rregullorja Turke u ofron të drejta të gjithë udhëtarëve që përjetojnë çdo lloj ndërprerjeje të fluturimit.
1) Anulimet e Fluturimeve
Sipas Rregullores Turke për të Drejtat e Udhëtarëve Ajrorë, nëse fluturimi juaj anulohet më pak se 2 javë para datës së fluturimit, kompania ajrore duhet t'ju ofrojë një fluturim alternativ drejt destinacionit tuaj përfundimtar. Ose, nëse preferoni kthimin e parave në vend të ndryshimit të itinerarit, kompania ajrore duhet t'ju paguaj biletën e fluturimit. Përveç kësaj, ata duhet t'ju ofrojnë bujtje në hotel, nëse është e nevojshme, ushqim dhe pije. Ju gjithashtu keni të drejtë për dëmshpërblim deri në 600 EUR në lira turke, varësisht nga distanca e fluturimit tuaj.
2) Moslejimi i hyrjes në avion
Sipas Rregullores Turke, nëse fluturimi është i mbirezervuar dhe kompanisë ajrore i duhet të refuzojë disa udhëtarë, fillimisht ata duhet të kërkojnë udhëtarë vullnetarë që pranojnë të heqin dorë nga vendi i tyre dhe të rezervohen për një fluturim të mëvonshëm.
Nëse nuk ka udhëtarë që heqin dorë vullnetarisht nga vendet e tyre, kompania ajrore nuk ka opsion tjetër përveçse t'u refuzojë hyrjen disa udhëtarëve që kanë bileta të konfirmuara. Në atë rast, udhëtarët të cilëve u është refuzuar hyrja në avion pa dëshirën e tyre kanë të drejtë për dëmshpërblim deri në 600 EUR në lira turke, varësisht nga distanca e fluturimit. Përveç kësaj, kompania ajrore duhet t'ju ofrojë një fluturim me itinerar të ndryshuar drejt destinacionit tuaj ose kthim të parave nëse preferoni. Përveç kësaj, duhet t'ju ofrohet strehim në hotel dhe, nëse është e nevojshme, ushqim dhe pije.
3) Vonesat e fluturimeve
I vetmi dallim midis Rregullores Turke dhe Rregullores së KE-së 261/2004 vjen në shprehje kur fluturimi juaj vonohet. Rregullorja Turke për të Drejtat e Udhëtarëve Ajrorë nuk ofron dëmshpërblim monetar për fluturimet e vonuara, edhe nëse vonesa ka ndodhur për faj të kompanisë ajrore.
Sidoqoftë, Rregullorja Turke përsëri detyron që kompanitë ajrore të kujdesen për udhëtarët e tyre gjatë vonesës. Nëse vonesa është më shumë se 5 orë, udhëtarët mund ta anulojnë fluturimin dhe të kërkojnë zhdëmtim të plotë.
Duke u dalluar nga Rregullorja e KE-së 261/2004, Rregullorja Turke përdor termin "forcë madhore" në vend të "rrethanave të jashtëzakonshme"; sidoqoftë, ajo në thelb i referohet të njëjtave situatave të përcaktuara në Rregulloren e KE-së 261, të cilat janë jashtë kontrollit të transportuesit ajror.
Shembuj të këtyre situatave janë jostabiliteti politik, kushtet meteorologjike të papërshtatshme për kryerjen e fluturimit përkatës, fatkeqësitë natyrore, rreziqet e sigurisë, mangësitë e papritura të sigurisë së fluturimit dhe grevat, etj.
Udhëtarët duhet ta marrin këtë parasysh. Megjithëse kompanitë ajrore janë ende përgjegjëse për kujdesin ndaj udhëtarëve dhe transportin pasues, ato nuk janë të detyruara të ofrojnë dëmshpërblim nëse vonesa e fluturimit ose refuzimi i hyrjes është shkaktuar nga një forcë madhore.
Sipas Rregullores Turke për të Drejtat e Udhëtarëve Ajrorë, në sportelin e regjistrimit (check-in) dhe në portën e nisjes (boarding gate), kompanitë ajrore duhet të shfaqin informacionin e mëposhtëm në gjuhën turke dhe angleze:
"Ju lutemi, kërkoni në sportelin e regjistrimit (check-in) ose në portën e nisjes tekstin ku specifikohen të drejtat tuaja për shërbimin që do t'ju ofrohet në rast se ju refuzohet hyrja në avion, ose nëse fluturimi juaj anulohet apo vonohet për të paktën dy orë."
Një njoftim zyrtar që detajon ndihmën dhe dëmshpërblimin ndaj të cilave keni të drejtë, duhet t'ju dërgohet gjithashtu nga kompania ajrore nëse ajo refuzon t'ju lejojë të hipni në avion ose nëse anulon fluturimin tuaj.
Kompania ajrore është përgjegjëse për t'ju ofruar kujdesin e nevojshëm deri në momentin e nisjes, nëse fluturimi juaj vonohet, anulohet ose është i mbirezervuar.
Këto janë shërbimet e kujdesit që u takojnë nga kompania ajrore:
Nëse ju duhet të kaloni natën atje për shkak të ndërprerjes së fluturimit, transportuesi duhet t'ju ofrojë strehim në hotel, duke përfshirë edhe transfertën për në hotel, nëse është e nevojshme.
Nëse fluturimi juaj vonohet, këto të drejta hyjnë në fuqi pas 2 orësh ose më shumë. Dhe kjo ndryshon nëse kohëzgjatja e vonesës rritet. Ju lutemi, shihni më poshtë:
| Distanca e rrugës ajrore për fluturimin e vonuar | Kufiri kohor për të drejtën e kujdesit |
|---|---|
| Fluturimet brenda Turqisë dhe fluturimet ndërkombëtare më pak se 1,500 km. | Vonesat prej 2 orësh ose më shumë |
| Fluturimet ndërkombëtare nga 1,500 km deri në 3,500 km | Vonesat prej 3 orësh ose më shumë |
| Fluturimet ndërkombëtare mbi 3,500 km. | Vonesat prej 4 orësh ose më shumë |
Rregullorja Turke mbi të Drejtat e Udhëtarëve Ajrorë u jep atyre të drejtën të kërkojnë zhdëmtim ose një fluturim alternativ drejt destinacionit përfundimtar në të gjitha rastet e anulimeve dhe rasteve të refuzimit të hipjes në avion. Rregullorja Turke ju ofron 3 opsione nëse fluturimi juaj anulohet ose ju refuzohet hipja në avion. Këto janë:
Pasi vonesa kalon 5 orët, ju mund të kërkoni zhdëmtim. Megjithatë, kjo do të thotë gjithashtu se ju jepni pëlqimin për të hequr dorë nga fluturimi. Nëse keni kryer tashmë segmentin e parë të një fluturimi lidhës, por vendosni të mos vazhdoni më tej, juve do t'ju njihet e drejta e zhdëmtimit dhe do të transportoheni mbrapsht në pikën e nisjes pa asnjë shpenzim shtesë.
Rregulloret Turke kërkojnë që kompanitë ajrore t'u japin përparësi udhëtarëve me lëvizshmëri të kufizuar dhe personit (ose qenit të regjistruar të shërbimit) që i shoqëron ata.
Njerëzit me lëvizshmëri të kufizuar duhet të marrin kujdesin që u takon sa më shpejt të jetë e mundur në rast të ndërprerjeve si refuzimi i hipjes në avion, anulimet ose vonesat.
Rregullorja gjithashtu përcakton se ata që janë të verbër ose me shikim të dëmtuar duhet të kenë qasje në teknika të përshtatshme komunikimi.
Kompanitë ajrore kërkohen nga Rregulloret Turke t'u japin përparësi fëmijëve që fluturojnë vetëm. Fëmijëve duhet t'u jepet kujdesi që u takon sa më shpejt të jetë e mundur në rast të ndërprerjeve të fluturimit
Sipas Rregullores Turke mbi të Drejtat e Udhëtarëve Ajrorë, kompania ajrore nuk mund të kërkojë pagesë për asnjë ngritje të klasës së udhëtimit (upgrade) që ju merrni pa e kërkuar.
Nga ana tjetër, Rregullorja detyron që ju të dëmshpërbleheni nëse kompania ajrore ju ul klasën e udhëtimit për çfarëdo arsye. Në rast të uljes së klasës, transportuesi duhet t'ju kthej ndryshimin e çmimit sipas datës kur keni blerë biletën.
| Distanca e fluturimit më pak se 1,500 km. | 30% e faturës së biletës. |
| Distanca e fluturimit nga 1,500 km deri në 3,500 km. | 50% e faturës së biletës. |
| Distanca e fluturimit më shumë se 3,500 km. | 75% e faturës së biletës. |
Në Rregulloren Turke mbi të Drejtat e Pasagjerëve Ajrorë, shumat janë të përcaktuara në euro në vend të lirës turke. Rregullorja specifikon se do të zbatohet kursi i këmbimit i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë në datën kur është blerë bileta, gjë që duhet t'i japë fund çdo paqartësie lidhur me kurset e valutave.
Rregullorja Turke pranon se ju mund të keni mundësi të kërkoni dëmshpërblim sipas rregulloreve të vendeve të tjera, dhe ajo specifikon se e drejta juaj për dëmshpërblim sipas rregulloreve të tjera ose nga palë të tjera përgjegjëse nuk cenon të drejtat tuaja. Megjithatë, mos supozoni se kjo ju jep të drejtën të dëmshpërbleheni dy herë nga kompania ajrore. Rregullorja Turke parashikon gjithashtu se çfarëdo dëmshpërblimi që keni marrë tashmë ose po kërkoni diku tjetër, mund të zbritet nga shuma që po kërkoni sipas Rregullores Turke mbi të Drejtat e Pasagjerëve Ajrorë
Rregullorja Turke përcakton se distanca duhet të llogaritet duke përdorur metodën e rrethit, me qëllim që të parandalohet çdo paqartësi lidhur me gjatësinë e një fluturimi