Rregullat E Reja Për Fluturimet Në Kanadë: Çfarë Ndodh Nëse Udhetimi Juaj Anulohet Ose Vonohet?

Sipas rregullores së re për mbrojtjen e pasagjerëve në Kanada – e cila ka hyrë në fuqi kryesisht në korrik të këtij viti – ju tashmë gëzoni një sërë mbrojtjesh nëse fluturimi juaj anulohet ose vonohet. Këto rregulla vlejnë për çdo fluturim (brenda vendit ose ndërkombëtar) që niset ose mbërrin në çdo aeroport kanadez. Kompanitë ajrore kanë tashmë detyrime të reja që duhet t’i përmbushin nëse anulimi ose vonesa shkaktohet nga faktorë që janë nën kontrollin e tyre. Ja një përmbledhje e informacioneve të reja. Këto rregulla do të hyjnë plotësisht në fuqi në dhjetor të këtij viti.


Dëmshpërblimi për fluturimet e anuluara dhe të vonuara

Nëse fluturimi juaj anulohet ose vonohet për një arsye që është nën kontrollin e kompanisë ajrore, ju keni të drejtë për dëmshpërblim financiar. Shuma ndryshon në varësi të kohës që ju duhet për të mbërritur realisht në destinacion krahasuar me orarin e rezervuar, si dhe në varësi të madhësisë së kompanisë ajrore. Ja një përmbledhje e niveleve:

Kompanitë e mëdha ajrore
  1. Vonesë midis 3 dhe 6 orë:  C$400
  2. Vonesë midis 6 dhe 9 orë: C$700
  3. Vonesë mbi 9 orë:  C$1000
Kompanitë e vogla ajrore
  1. Vonesë midis 3 dhe 6 orë:  C$125
  2. Vonesë midis 6 dhe 9 orë:  C$250
  3. Vonesë mbi 9 orë: C$500

Kërkesa për dëmshpërblim duhet të paraqitet pranë kompanisë ajrore brenda një viti nga data e nisjes. Pasi kërkesa dorëzohet, kompanitë kanë 30 ditë kohë ose të japin një deklaratë ku shpjegojnë pse mendojnë se dëmshpërblimi nuk është i arsyeshëm, ose të kryejnë pagesën. Nëse ato nuk dëshirojnë të dëmshpërblejnë në formë monetare, duhet të ofrojnë diçka me vlerë të barabart që nuk skadon kurrë. Ju jeni të lirë të zgjidhni midis pagesës monetare ose përfitimit të ofruar. Sigurohuni gjithmonë që çdo dëmshpërblim jomonetar i ofruar të jetë i barabartë me paratë në dorë. Kompanitë ajrore njihen për ofrimin e shpërblimeve ose kuponëve që në fakt kanë vlerë shumë më të ulët ose skadojnë shpejt. Sipas mendimit tonë, nuk ka asgjë si paratë në dorë.

E drejta për përkujdesje

Nëse fluturimi juaj vonohet për më shumë se 2 orë – dhe, përsëri, arsyet janë nën kontrollin e kompanisë ajrore – atëherë kompania ka përgjegjësinë t'ju ofrojë përkujdesje. Kjo përfshin pikat e mëposhtme:


  1. Ushqim dhe pije në sasi të arsyeshme
  2. Mjete elektronike komunikimi (Wi-Fi falas ose diçka e ngjashme)

Nëse vonesa zgjat gjatë gjithë natës, atëherë kompania ajrore duhet t'ju sigurojë vendqëndrim në një hotel ose diçka të ngjashme. Natyrisht, kjo do të bëhet pa asnjë shpenzim për ju. Gjithashtu, kompania duhet t'ju sigurojë transportin deri te vendi i vendqëndrimit, përsëri pa pagesë.

Rirezervimet

Nëse fluturimi juaj anulohet ose vonohet, është përgjegjësi e kompanisë ajrore – dhe vetëm e saj – të sigurohet që ju të mbërrini në destinacion brenda një kohe të arsyeshme. Nëse fluturimi vonohet për më shumë se tri orë, kompania duhet të angazhohet për t'ju rirezervuar një vend në fluturimin e radhës të lirë. Kjo nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht një faktor nën kontrollin e linjës ajrore, por natyrisht duhet të jetë diçka që nuk e keni shkaktuar vetë (dokumente të pasakta udhëtimi, sjellje agresive, etj.).


Nëse fluturimi juaj anulohet ose shtyhet për arsye që janë nën kontrollin e linjës ajrore, ju keni të drejta shtesë. Ato janë si vijon:


  1. Kompanitë e mëdha ajrore: duhet t'ju rezervojnë një vend në fluturimin e tyre të radhës të disponueshëm. Nëse ata nuk kanë një të tillë, ose nëse fluturimi i tyre i radhës niset 9 ose më shumë orë pas kohës suaj të nisjes, ata duhet t'ju rezervojnë një vend në fluturimin e radhës të lirë të një linje ajrore konkurrente.
  2. Të gjitha kompanitë ajrore: duhet t'ju rezervojnë një vend në të njëjtën klasë shërbimi. Nëse rirezervimi nuk i plotëson nevojat tuaja, atëherë ju keni të drejtën e zhdëmtimit të plotë të biletës, si dhe të nivelit minimal të dëmshpërblimit për të dyja llojet e kompanive ajrore.