Click 2 Refund Inc u themelua në Toronto, Kanada, në vitin 2018. Kompania operon si një kompani për menaxhimin e dëmshpërblimeve dhe ndihmon udhëtarët ajrorë në mbarë botën të kërkojnë të drejtat e tyre sipas Rregullores Evropiane për të Drejtat e Pasagjerëve Ajrorë EC261/2004, Rregullores Kanadeze për Mbrojtjen e Pasagjerëve Ajrorë (SOR/2019-150), Konventës së Montrealit, Ligjit të Shërbimeve të Aviacionit të Izraelit dhe Rregullores Turke për të Drejtat e Pasagjerëve Ajrorë. Click 2 Refund është vlerësuar ndër 50 startup-et më të mira nga TIECon në Silicon Valley në vitin 2020 dhe ka tërhequr interesimin e shumë investitorëve në industrinë e teknologjisë financiare dhe aviacionit. Padyshim, sfidat e paraqitura nga pandemia kanë prekur ndjeshëm industrinë e aviacionit dhe kompanitë që operojnë në këto fusha. Click 2 Refund Inc ka arritur të tejkalojë çdo vështirësi të mundshme financiare dhe ka arritur të ruajë operacionet e saj pa reduktuar personelin. Natyrisht, rrjeti ynë i fortë dhe efektiv i biznesit në Evropë dhe Amerikën e Veriut, si dhe hapat e kujdesshëm të ndërmarrë për të siguruar stabilitetin e kompanisë, ishin faktorët kryesorë pas suksesit tonë. Veprimtaria e Click 2 Refund përfshin kërkimin e marrëveshjeve direkt me kompanitë ajrore që në hapin e parë. Programi ynë me inteligjencë artificiale rishikon dhe analizon çdo kërkesë për të përcaktuar nëse i plotëson kushtet. Aplikimet për dëmshpërblim gjithashtu rishikohen në detaje dhe analizohen me kujdes nga specialistët tanë si një nivel i dytë kontrolli, gjë që na mundëson të jemi shumë të saktë. Natyrisht, ne kemi një përqindje të lartë suksesi që në këtë hap të parë. Megjithatë, mund të hasim raste vërtet të ndërlikuara ku kompanitë ajrore mund të mos pranojnë të paguajnë dëmshpërblimin e merituar, veçanërisht për shkak të efekteve financiare të pandemisë. Në këto raste, ne bashkëpunojmë me partnerët tanë evropianë, përkatësisht avokatë lokalë, për t'i trajtuar rastet në vendngjarje dhe për të ndjekur rrugën ligjore nëse është e nevojshme. Deri më tani, duke qenë operativë në shumicën e kryeqyteteve evropiane, ne kemi arritur të fitojmë padi të shumta në gjykata dhe të përmbushim detyrimin tonë ndaj klientëve tanë të çmuar. Më poshtë paraqiten vetëm disa nga paditë tona të fituara në gjykatat evropiane.
Barcelos v Azores Airlines (SATA)
Fillimisht i dërguam kërkesën kompanisë SATA për dëmshpërblimin prej 600 EUR për fluturimin e tij me vonesë nga Toronto në Ponta Delgada. Pas refuzimit të kërkesës, ne hapëm fillimisht një padi në Kanada, pasi vonesa në fjalë ndodhi në Toronto. Gjykata vendosi që një gjykatë kanadeze nuk kishte juridiksion për të zbatuar rregulloren evropiane EC261/2004 jashtë Evropës. Përkundër shpenzimëve në Kanada, ne nuk u dorëzuam. Prandaj, ngritëm një padi tjetër në Portugali kundër SATA-s dhe e fituam rastin. Në fund, klienti ynë, Z. Barcelos, u dëmshpërblye ashtu siç e meritonte, si rezultat i përpjekjeve tona për të vendosur drejtësinë.
Fortunato v Lufthansa
Ky rast fillimisht u refuzua nga Lufthansa, me pretendimin se arsyeja ishin kushtet atmosferike, të cilat sipas rregullores konsiderohen si rrethanë e jashtëzakonshme. Rrethanat e jashtëzakonshme i lirojnë kompanië ajrore nga detyrimi për të paguar dëmshpërblimin, pasi ato janë jashtë kontrollit të tyre. Ne shpesh marrim përgjigje të tilla përgjithësuese për rrethana të jashtëzakonshme me qëllim që të zgjatet procesi ose thjesht që aplikuesi të dorëzohet.Në rastet kur kompanitë ajrore saktësojnë një rrethanë të jashtëzakonshme si kushtet e motit, grevat industriale ose arsyet e sigurisë, ne sërish e verifikojmë situatën duke hulumtuar në baza të ndryshme të dhënash për të mbrojtur të drejtat e pasagjerëve. Në këtë rast specifik, softueri ynë analizoi të dhënat historike të motit dhe detajet e fluturimit si për destinacionin e nisjes, ashtu edhe për atë të mbërritjes, dhe vendosëm të ndiqnim rrugën ligjore për të vërtetuar legjitimitetin e kërkesës sonë. Si rezultat i kësaj pune të detajuar, çështja u dërgua në gjykatë në Gjermani nga Drejtori ynë Ligjor. Gjykata e pranoi kërkesën dhe klienti ynë u dëmshpërbly ashtu siç e meritonte.
Roberts v Bulgaria Air
Pas dorëzimit të një kërkese, pritet që kopania ajrore të përgjigjet brenda një muaji. Në këtë rast, Bulgaria Air dështoi ta bënte këtë brenda afatit të caktuar kohor, prandaj ne e kaluam çështjen te partneri ynë bullgar për ta procesuar atë atje. Çështja u dërgua në gjykatë dhe u ndoq nga avokati ynë lokal në Bullgari. Përfundimisht, Click 2 Refund Inc e fitoi padinë dhe rasti u mbyll me sukses.
Lorber v KLM
KLM thjesht refuzoi të paguante dëmshpërblimimin, duke deklaruar se fluturimi u vonua për shkak të një vonese lidhur me kontrollin e sigurisë. Ky rast iu kalua ekipit tonë ligjor në Holandë, u dërgua në gjykatë atje dhe në fund ne fituam. Për sa kohë që ne besojmë në një rast ku dëmshpërblimimi i takon ligjërisht, ne jemi të përkushtuar të përdorim të gjitha mjetet ligjore në dispozicion, edhe nëse shpenzojmë më shumë se sa marrim. Ne bëjmë çmos që të mos i zhgënjejmë klientët tanë, pasi ata besojnë te ne.
Segal v British Airëays dhe Salah v British Airëays
Si Click 2 Refund, ne veprojmë në përputhje me rregulloren EC261/2004 në emër të klientëve dhe përfaqësojmë interesat e tyre. Çdokush ka të drejtë të punësojë një avokat dhe të mbrohet. Nëse një kërkesë është legjitime dhe kompania ajrore nuk dëshiron ta pranojë kërkesën tonë, ato ndonjëherë thjesht e refuzojnë kërkesën duke deklaruar se nuk bashkëpunojnë me palë të treta. Kur kjo ndodh, dhe nëse ne besojmë se kërkesa është e vlefshme, ne e përcjellim çështjen në nivelin tjetër. Këtë herë, ne e ndoqëm çështjen në një organ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në MB (Mbretëria e Bashkuar) dhe pas mbrojtjes së dyanshme, organi zbatues vendosi në favorin tonë dhe udhëtaret tanë më në fund morën atë që u takonte.
Vance v Vueling
Ky është një tjetër rast i pazakontë. I pazakontë sepse Vueling pagoi dëmshpërblimin vetëm për një anëtar të familjes, ndërsa pjesa tjetër mbeti pa u paguar. Ne dërguam disa përkujtesa dhe njoftime drejt kompanisë ajrore, megjithatë kërkesa jonë nuk u përmbush. Falë avokatëve tanë në Spanjë, ne nisëm procedurat gjyqësore dhe arritëm të merrnim dëmshpërblimin për anëtarët e tjerë të familjes.
Këto raste të përmendura më sipër janë vetëm disa shembuj të operacioneve tona ligjore në këtë fushë. Sot, ne jemi tashmë prezentë në mbi 30 kryeqytete evropiane, megjithatë, ne ende planifikojmë të zgjerojmë rrjetin tonë dhe aktualisht jemi në prag të përfshirjes së përfaqësuesve të rinj lokalë në ekipin tonë. Kështu, Click 2 Refund Inc synon të ndihmojë miliona pasagjerë ajrorë në mbarë botën në një të ardhme të afërt.