Të dhënat dhe politika e Privatësisë

Seksioni 1: Përpunuesi i të Dhënave


Përpunuesi i të Dhënave, siç përcaktohet me ligj, është

Click2Refund Inc.

1 King Street West Suite 4800-200 Toronto, ON, M5H 1A1

Phone: +1 416-525-4764

E-mail:  [email protected]

Ne gjithmonë jemitë gatshëm t'u përgjigjemi çdo pyetjeje në lidhje me mbrojtjen e të dhënave, prandaj ju kërkojmë që të mos ngurroni të na kontaktoni.


Seksioni 2: Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave


Zyrtari ynë për mbrojtjen e të dhënave është përgjegjës për mbikëqyrjen e të gjitha proceseve që përfshijnë trajtimin e të dhënave në organizatën tonë. Zyrtari mund të kontaktohet përmes email-it të rregullt në adresën e sipërcituar.


Seksioni 3: Lënda e përpunimit dhe mbrojtjes sonë të të dhënave


Ne përpunojmë dhe mbrojmë të dhënat personale në faqen tonë të internetit, dhe ju me anë të kësaj kuptoni dhe pranoni që 'të dhënat personale' është një term përmbledhës për çdo informacion që lidhet me një person fizik, qoftë i identifikuar apo i paidentifikuar (i ashtu-quajturi “subjekti i të dhënave”), dhe mund të përfshijë pa kufizim informacione të tilla si, ndër të tjera, emrat, adresat e e-mailit dhe numrat e telefonit.

Ne gjithashtu mbledhim informacione shtesë rreth përdoruesve që përdorin shërbimet tona, të cilat nuk janë personalisht identifikuese dhe që mund të përfshijnë informacione të tilla si fillimi, fundi dhe kohëzgjatja e përdorimit të faqes sonë të internetit ose të shërbimeve të palëve të treta për qëllime marketingun. Kjo e fundit mund të shërbejë për të përcaktuar shtrirjen e faqes sonë dhe/ose të shërbimeve tona në përgjithësi.

Ju e kuptoni dhe pranoni që ne gjithashtu mund të mbledhim dhe përpunojmë të dhëna që lidhen me detajet e udhëtimit tuaj (p.sh. datat e fluturimit, problemet e hasura) dhe detajet e transaksioneve financiare në rast dëmshpërblimi (p.sh. detajet e pagesës si metodat, datat, shumat, detajet bankare) për shkak të vetë hollësive të shërbimeve që ofrojmë. Ky informacion është i nevojshëm për kryerjen e shërbimeve tona dhe do të përdoret vetëm për qëllimin për të cilin i kemi marrë ato nga ju.


Seksioni 4: Kur i përpunojmë ne të dhënat


Si parim i politikës sonë, ne i përpunojmë të dhënat vetëm me leje ligjore, veçanërisht kur kjo zbatohet në situatat ku përpunimi i të dhënave është i nevojshëm për ofrimin e shërbimeve tona (online ose me kontratë). Kjo mund të përfshijë raste të një pranimi ligjërisht të nevojshëm ose nëse kemi një interes të ligjshëm në përpunimin e tyre.

Rastet kur ne mund t’i përpunojmë të dhënat e juaja janë:

  • Për ti analizuar dhe përshtatur shërbimet tona
  • Për të garantuar sigurinë e përmbajtes sonë në internet
  • Për t'i bërë shërbimet dhe produktet tona të disponueshme për ju
  • Për t'ju informuar rreth modifikimeve dhe ndryshimeve të rëndësishme në faqen tonë të internetit dhe në shërbimet tona;
  • Për të personalizuar përvojën tuaj;
  • Për të zgjidhur problemet teknike dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet;
  • Për të na lejuar të vlerësojmë dhe përmirësojmë vazhdimisht faqen e internetit të Click2Refund dhe shërbimet e saj
  • Për të na ndihmuar në zbulimin në kohë dhe/ose parandalimin e çdo mashtrimi, defekti dhe aktivitete të tjera kriminale dhe/ose
  • Për t'ju njoftuar rreth shërbimeve, produkteve ose aktiviteteve të tjera që mund t'ju interesojnë
  • Kur na kontaktoni (p.sh. përmes telefonit, e-mail-it, Tëitter-it, Facebook-ut) për të pasur mundësi të trajtojmë kërkesën tuaj.
  • Si parim i politikës sonë, ne i fshijmë të dhënat e ruajtura kur ato nuk janë më të nevojshme për qëllimin e tyre fillestar. Megjithatë, ky fshirje nuk bie në asnjë mënyrë ndesh me ndonjë detyrim ligjor për ruajtjen e tyre (p.sh. për arsye tatimore dhe tregtare). Nëse nuk mund t'i fshijmë të dhënat për një arsye të tillë, jini të sigurt se ne nuk do t'i përdorim ato për asnjë qëllim tjetër.


Seksioni 5: Përpunimi i të dhënave gjatë vizitës në faqen tonë të internetitŞekil


Ne, ndër të tjera, përpunojmë të dhëna kur ju vizitoni faqen tonë të internetit, edhe nëse e bëni këtë vetëm për qëllime informuese dhe nuk bëni kërkesë për ndonjë shërbim tjetër përveç informacionit të ofruar publikisht në faqe. Duke vepruar kështu, ne përpunojmë të dhëna që shfletuesi juaj i dërgon serverit tonë dhe që janë të nevojshme nga pikëpamja teknike për të shfaqur realisht faqen tonë me të gjitha funksionet e saj, si dhe për arsye sigurie dhe stabiliteti. Kjo mund të përfshijë krijimin e profileve anonime të përdoruesve për të përmirësuar shërbimet tona. Të dhënat e mbledhura në këtë kategori përfshijnë:

  • Faqet e internetit që ju vizitoni përmes faqes sonë dhe ato që drejtohen te faqja jonë me një kërkesë;
  • Adresa juaj e IP-së:
  • Kohëzgjatja e vizitës suaj, data dhe ora e kërkesës suaj në faqen tonë të internetit dhe faqet konkrete që po shikoni;
  • Ofruesi i shërbimit tuaj të internetit;
  • Lloji i sistemit tuaj operativ, shfletuesi dhe ndërfaqja që përdorni;
  • Skedarët e regjistrit të serverit;
  • Lloji i shfletuesit, versioni i tij dhe gjuha që përdorni;
  • Sasia e të dhënave të transmetuara ndërmjet jush dhe faqes sonë të internetit;
  • Zona juaj kohore;
  • Gjendja e qasjes / kodi i komunikimit http;

Për të na mundësuar vënien në dispozicion të fotografive, përmbajtjeve audio dhe video në faqen tonë në një mënyrë ndërvepruese, ne përdorim softuerin 'Pagefloë', si dhe ofrues të jashtëm shërbimesh, të cilët i përpunojnë të dhënat tuaja personale kur kjo përmbajtje hapet. Ju kuptoni dhe pranoni që këta ofrues shërbimesh janë të kufizuar në përdorimin e këtyre të dhënave personale sipas udhëzimeve tona.


Seksioni 6: Biskotat (Cookies)Şekil


Click2Refund përdor 'cookies' për të na ndihmuar në personalizimin dhe pasurimin e përvojës suaj në internet. Përmes përdorimit të këtyre 'cookies', ne jemi në gjendje të ofrojmë rezultate më të shpejta dhe më të përqendruara, si dhe një përvojë më të personalizuar në faqen tonë. Megjithatë, ju mund të zgjidhni t'i pranoni ose t'i refuzoni ato. Ju lutemi kini parasysh se zgjedhja për të refuzuar 'cookies' mund të pengojë performancën e faqes sonë në pajisjen tuaj dhe të ndikojë negativisht në përvojën tuaj në webfaqen e Click2Refund.

Biskotat (Cookies) janë skedarë të vegjël që ruhen në pajisjen tuaj përmes shfletuesit tuaj të internetit

Kategoritë e biskotave (cookies)

Ne përdorim ‘biskotat’ me funksione të ndryshme për qëllime të ndryshme. Për më tepër, ne i dallojmë ato në bazë të faktit nëse janë teknikisht të detyrueshme (që do të thotë se janë të nevojshme për të garantuar funksionimin), në bazë të kohëzgjatjes së ruajtjes dhe përdorimit të tyre (e njohur si periudha e mbajtjes), si dhe nëse janë vendosur nga vetë faqja jonë e internetit apo nga një palë e tretë dhe, nëse po, nga kush (d.m.th. cili ofrues i 'cookies').

Kerkesat teknike

Biskotat(cookies) që janë teknikisht të detyrueshme: Ne vendosim disa ‘biskota’ të caktuara sepse ato janë kërkesa të detyrueshme për të garantuar që faqja jonë e internetit dhe funksionet e saj të funksionojnë në përputhje me ligjin. Këto 'cookies' vendosen automatikisht kur aksesohet faqja e internetit ose një funksion i veqant, përveç rasteve kur ju keni ndaluar vendosjen e 'biskotave' përmes rregullimeve të shfletuesit tuaj.

Biskotat teknikisht jo të detyrueshme: Biskotat jo të detyrueshme vendosen, për shembull, për të përmirësuar performancën dhe komoditetin e faqes sonë të internetit ose për të ruajtur cilësime të caktuara të bëra nga ju. Ne gjithashtu përdorim biskotat teknikisht jo të detyrueshme për të mbledhur informacione mbi shpeshtësinë me të cilën përdoren pjesë të caktuara të faqes sonë, në mënyrë që ato t'u përshtaten më mirë nevojave tuaja herën tjetër që do të përdorni shërbimet tona. Ne nuk i ruajmë biskotat teknikisht jo të detyrueshme, përveç rasteve kur ju keni klikuar kutinë përkatëse, e cila konfirmon se keni lexuar politikën tonë të biskotave dhe vazhdoni të përdorni faqen tonë të internetit.

Periudha e ruajtes

Biskotat e një sesioni: Shumë 'biskota' janë të nevojshme vetëm për aq kohë sa ju hyni në faqen tanishme dhe për aq kohë sa vazhdoni qëndrimin tuaj në faqe. Ato humbasin vlefshmërinë e tyre ose fshihen menjëherë sapo ju largoheni nga faqja jonë e internetit ose kur sesioni juaj aktual përfundon (këto njihen si biskota të sesionit'). Biskota të sesionit përdoren, për shembull, për të ruajtur informacione të caktuara gjatë kohës që jeni në faqe.

Biskotat e përhershme: Disa 'biskota' ruhen herë pas here për një periudhë më të gjatë dhe përdoren për t'ju njohur kur hyni përsëri në faqen tonë në të ardhmen. Kjo do të thotë që ju mund të riktheni cilësimet e ruajtura për të garantuar qasje më të shpejtë në faqen tonë dhe më shumë komoditet, si dhe nuk do t'ju duhet të konfirmoni përsëri cilësime të caktuara, p.sh. të përcaktoni gjuhën tuaj të preferuar. Biskotat e përhershme fshihen automatikisht pas skadimit të një periudhe të caktuar kohore pas datës kur keni vizituar domenin ose faqen ku është vendosur biskota.

Ofruesit e biskotave

Biskota të palëve të treta:  Këto vendosen dhe përdoren nga faqe tjera të internetit ose ofrues të tjerë, për shembull nga operatorët e mjeteve të analizës së rrjetit. Më poshtë, në këtë politikë, mund të gjeni detaje të mëtejshme mbi mjetet e analizës së rrjetit dhe matjen e gamës. Ofruesit e palëve të treta gjithashtu mund të përdorin 'biskota' për të shfaqur reklama ose për të integruar përmbajtjen e tyre nga mediat sociale, p.sh. shtojcat sociale .

Kundërshtimi dhe fshirja e përdorimit të biskotave:Siç u përmend më parë, pranimi i 'biskotave' nuk është i detyrueshëm gjatë përdorimit të faqes sonë. Nëse nuk dëshironi që ato të ruhen në pajisjen tuaj, ju keni të drejtë të çaktivizoni opsionin përkatës përmes konfigurimeve të sistemit të shfletuesit tuaj. Gjithashtu, ju mund t'i fshini 'biskotat' e ruajtura në çdo kohë përmes konfigurimeve të shfletuesit tuaj. Megjithatë, ju e kuptoni se nëse nuk i pranoni ato, funksionaliteti i shërbimeve tona mund të jetë i kufizuar."

Seksioni 7: Përpunimi i të dhënave për të ekzekutuar kontratën


Ne i përpunojmë të dhënat tuaja kur ju na angazhoni për të kërkuar dëmshpërblimin tuaj nga një kompani ajrore. Ky informacion personal përfshin, pa u kufizuar në, komunikimin tonë me ju, detajet e udhëtimit tuaj dhe kontaktin tuaj. Shërbimet tona kontraktuale dhe, rrjedhimisht, marrëdhënia jonë kontraktuale me ju në rast kalimi të të drejtave, janë të përshkruara plotësisht në click2refund.com/sq/Kushtet

Është e detyrueshme që ju ta vini në dispozicion këtë informacion nëse ne do të kërkojmë dëmshpërblimin tuaj në këtë mënyrë; ju e kuptoni dhe pranoni se ne nuk mund të lidhim një kontratë me ju pa na u dorëzuar këto të dhëna, të cilat janë të domosdoshme për të verifikuar dhe arkëtuar dëmshpërblimin tuaj.

Ju gjithashtu kuptoni se ne mund t'i kalojmë të dhënat tuaja te ofruesit e shërbimeve (p.sh. ofruesit e shërbimeve të rrjetit të internetit) për të realizuar dëmshpërblimin tuaj. Ne gjithashtu do t'i ndajmë të dhënat tuaja me kompaninë(t) ajrore të përfshira në rastin tuaj, për t'i vënë ato në dijeni dhe për të kërkuar dëmshpërblimin. Në disa raste, mund të jetë gjithashtu e nevojshme t'u kalojmë të dhënat tuaja avokatëve tanë kontraktualë dhe/ose institucioneve publike. Ne do të përpiqemi gjithmonë të kufizojmë sasinë e të dhënave që ndahen me këto palë të treta, por natyra e kontratës sonë mund të kërkojë shpalosjen e plotë nëse pretendimi juaj për dëmshpërblim duhet të verifikohet.

Të dhënat e pagesës do të mblidhen vetëm kur duhet të kryhet një pagesë kundrejt jush.


Seksioni 8: Shtojcat e mediave sociale


Kjo faqe interneti përdor shtojca sociale nga faqet e mediave sociale si Facebook, Google+ dhe Twitter. Këtu janë adresat përkatëse:

Facebook Inc., 601 S. California Ave, Palo Alto, CA 94304, USA.

Twitter Inc., 795 Folsom St., Suite 600, San Francisco, CA 94107, USA.

Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA

Në faqen tonë të internetit do të gjeni tre butona, të cilët ju mundësojnë të shpërndani përmbajtje në Google+, Facebook dhe Tëitter, në mënyrë që t'ua rekomandoni faqen tonë miqve tuaj në platformat tuaja të preferuara sociale. Ne gjithashtu kemi zbatuar zgjidhjen 'Shariff' në faqen tonë. Ky është një buton i mediave sociale që ju lejon të hyni në këto faqe pa rrezikuar privatësinë tuaj. Kur ju hapni faqen tonë, të dhënat nuk dërgohen automatikisht te mediat sociale përkatëse.

Megjithatë, ju e kuptoni dhe pranoni se kur klikoni mbi një buton të mediave sociale, shfletuesi (broëser) juaj përdor këtë shtojcë sociale për të krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me serverin e rrjetit social përkatës. Ne nuk kemi absolutisht asnjë ndikim dhe në asnjë rrethanë nuk do të jemi përgjegjës për vëllimin e informacioneve tuaja personale që mblidhen nga operatorët e mediave sociale në këtë mënyrë. Ju gjithashtu kuptoni se operatorët përpunojnë informacionin që ju keni hapur në faqen tonë të internetit. Nëse në atë moment jeni gjithashtu i kyqur në një nga këto platforma të mediave sociale, operatori i asaj faqeje është në gjendje të lidhë llogarinë tuaj me faqen përkatëse të medias sociale dhe mund të përpunojë informacionin tuaj nëse ndërveproni me shtojcën sociale duke klikuar 'Pëlqej' ose 'Shpërndaj'

Ju e kuptoni dhe pranoni se këto platforma të mediave sociale mund të kenë qasje në adresën tuaj IP përmes kësaj shtojce sociale dhe mund ta ruajnë këtë informacion edhe nëse nuk jeni përdorues i regjistruar i platformës.

Ne ju këshillojmë që të lexoni politikën e mbrojtjes së të dhënave të secilës kompani për të gjetur informacione të mëtejshme rreth vëllimit dhe qëllimit për të cilin informacioni personal mblidhet, përpunohet dhe përdoret nga Facebook, Tëitter dhe Google, si dhe për të drejtat tuaja ligjore në këtë drejtim dhe opsionet e konfigurimit.

www.facebook.com/policy.php

www.twitter.com/privacy

www.whatsapp.com/legal/

www.google.de/intl/de/policies/privacy/

Nëse nuk dëshironi që platformat e mediave sociale të mbledhin të dhëna përmes faqes sonë të internetit, mos klikoni mbi butonat përkatës. Përveç kësaj, ju mund t'i bllokoni shtojcat sociale (social plug-ins) përmes shtesave (add-ons) në shfletuesin tuaj.


Seksioni 9: Reklamat në BingŞekil


Faqja jonë e internetit përdor gjurmimin e veprimëve të 'Bing Ads', i cili vihet në dispozicion nga Microsoft Corporation, me adresë - One Microsoft Ëay, Redmond, ËA 98052-6399, SHBA (“Microsoft“). Për ta bërë këtë, Microsoft Bing Ads ruan një ‘biskotë’ në kompjuterin tuaj ose në pajisjen hyrëse kur ju jeni lidhur me faqen tonë përmes një reklame të Microsoft Bing. Microsoft Bing dhe Flighright mund të njohin kështu që dikush ka klikuar mbi një reklamë, është lidhur me faqen tonë dhe, si rezultat, ka arritur në një faqe objektive të përcaktuar më parë (faqja e veprimëve të përdoruesve). Këto shifra na bëjnë të ditur numrin total të individëve që kanë klikuar mbi një reklamë në Bing dhe për këtë arsye janë lidhur me faqen e veprimëve të përdoruesve. Nëse keni klikuar kështu, jini të sigurt se informacioni juaj personal dhe identiteti juaj nuk do të zbulohen.

Nëse dëshironi të refuzoni pjesëmarrjen në këtë proces gjurmimi, ju mund të refuzoni ruajtjen e detyrueshme të 'biskotave' në cilësimet e shfletuesit tuaj duke çaktivizuar ruajtjen automatike të tyre. Për informacione të mëtejshme mbi mbrojtjen e të dhënave dhe 'biskotave' që përdor Microsoft Bing, ju lutemi referojuni politikave të privatësisë se Microsoftit.


Seksioni 10: Google Analitika


Faqja jonë e internetit përdor gjurmimin e veprimëve të 'Bing Ads', i cili vihet në dispozicion nga Microsoft Corporation, me adresë - One Microsoft Way, Redmond, ËA 98052-6399, SHBA (“Microsoft“). Për ta bërë këtë, Microsoft Bing Ads ruan një ‘biskotë’ në kompjuterin tuaj ose në pajisjen hyrëse kur ju jeni lidhur me faqen tonë përmes një reklame të Microsoft Bing. Microsoft Bing dhe Flighright mund të njohin kështu që dikush ka klikuar mbi një reklamë, është lidhur me faqen tonë dhe, si rezultat, ka arritur në një faqe objektive të përcaktuar më parë (faqja e veprimëve të përdoruesve). Këto shifra na bëjnë të ditur numrin total të individëve që kanë klikuar mbi një reklamë në Bing dhe për këtë arsye janë lidhur me faqen e veprimëve të përdoruesve. Nëse keni klikuar kështu, jini të sigurt se informacioni juaj personal dhe identiteti juaj nuk do të zbulohen.

Nëse dëshironi të refuzoni pjesëmarrjen në këtë proces gjurmimi, ju mund të refuzoni ruajtjen e detyrueshme të 'biskotave' në cilësimet e shfletuesit tuaj duke çaktivizuar ruajtjen automatike të tyre. Për informacione të mëtejshme mbi mbrojtjen e të dhënave dhe 'biskotave' që përdor Microsoft Bing, ju lutemi referojuni politikave të privatësisë se Microsoftit.

Kjo faqe e internetit përdor Google Analytics, një shërbim analize rrjetit nga Google Inc., për të analizuar përdorimin e faqes sonë dhe për ta përmirësuar atë në intervale të rregullta. Të dhënat numerike që marrim në këtë mënyrë na ndihmojnë të përmirësojmë faqen tonë dhe ta bëjmë atë t'ju shërbejë më mirë juve si përdorues.

Informacioni i krijuar nga 'biskotat' mbi përdorimin tuaj të faqes sonë të internetit zakonisht dërgohet në një server të Google në SHBA, dhe aty ruhet. Megjithatë, nëse keni aktivizuar anonimizimin e IP-së për këtë faqe, adresa juaj IP nuk do të dërgohet siç është. Fillimisht, ajo do të shkurtohet nga Google brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe/ose palëve të tjera në Marrëveshjen për Zonën Ekonomike Evropiane. Vetëm në raste të veqanta, adresa e plotë IP do të dërgohet në një server të Google në SHBA dhe do të shkurtohet atje.

Duke vepruar në emër të operatorëve të faqes së internetit, Google do ta përdorë këtë informacion për të analizuar përdorimin tuaj të faqes, për të krijuar raporte mbi aktivitetet e faqes për ne si operatorë, dhe për të na ofruar shërbime të tjera që lidhen me përdorimin e faqes dhe të internetit. Adresa IP që dërgon Google Analytics përmes shfletuesit tuaj nuk do të lidhet me asnjë të dhënë tjetër që mund të disponojë Google.

Për raste të jashtëzakonshme ku të dhënat personale transferohen në SHBA, Google i nënshtrohet kuadrit 'EU-US Privacy Shield' (https://www.privacyshield.gov/EU-US-Framework). Nëse dëshironi të parandaloni mbledhjen e të dhënave të gjeneruara nga 'biskotat' lidhur me përdorimin tuaj të faqes dhe dëshironi të hiqni dorë nga përpunimi i këtij informacioni nga Google, mund të shkarkoni dhe instaloni një shtojcë (plug-in) për shfletuesin tuaj nga vegëza e mëposhtëme: https://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=en.

Çaktivizimi nga ‘biskotat’ ndalon çdo mbledhje të ardhshme të informacioneve tuaja kur vizitoni këtë faqe interneti. Për të ndaluar mbledhjen e të dhënave përmes Universal Analytics në pajisje të shumta, duhet të aplikoni heqjen dorë në të gjitha sistemet që përdorni. Mund të klikoni këtu për të rregulluar çaktivizimin nga ‘biskotat’: Çaktivizo Google Analytics.

Për mbrojtjen e përgjithshme të përdoruesve tanë, faqja jonë e internetit përdor Google Analytics me shtesën “_anonymizeIp ()”. Kjo bën të mundur shkurtimin e adresave IP përpara çdo përpunimi të mëtejshëm, në mënyrë që informacioni të mos mund të lidhet me asnjë person specifik. Nëse të dhënat që mblidhen automatikisht rreth jush lejojnë nxjerrjen e përfundimeve mbi ju si individ, kjo gjë parandalohet menjëherë dhe të dhënat personale në fjalë fshihen menjëherë.

Për detaje të metutjeshme rreth Google dhe mënyrës se si ajo i përdor të dhënat përsonale mund të gjinden në këto adresa më poshtë:

  • https://www.google.com/analytics/terms/us.html , pasqyra e privatësisë së të dhënave:
  • https://policies.google.com/privacy
  • https://support.google.com/analytics/answer/6004245?hl=en
  • Google Dublin, Google Ireland Ltd., Gordon House, Barrow Street, Dublin 4, Ireland, Fax: +353 (1) 436 1001.


Seksioni 11: Audiencat e Përsonalizuara dhe Shërbimet e Marketingut të Facebook-ut


Për shkak të interesit tonë për analizimin, përmirësimin si dhe operimin ekonomik të ofertave tona në internet, dhe për qëllimet brenda kuptimit të Nenit 6 (1) f. të GDPR-së, ne përdorim "Facebook pixel" të Facebook-ut, një platformë rrjeti social që operohet nga Facebook Inc., me adresë të regjistruar në 1 Hacker Way, Menlo Park, CA 94025, SHBA, ose nëse jeni banor i BE-së, Facebook Irlanë Ltd., 4 Grand Canal Square, Grand Canal Harbour, Dublin 2, Irlandë ("Facebook").

Me ndihmën e "Facebook pixel", Facebook është në një anë i aftë të përcaktojë vizitorët e ofertës sonë në internet si një grup të synuar për shfaqjen e reklamave (të quajtura "Facebook Ads"). Për rrjedhojë, ne përdorim "Facebook pixel" për t'ua shfaqur reklamat tona në Facebook vetëm atyre përdoruesve që kanë treguar interesim për faqen tonë të internetit ose që kanë karakteristika specifike (si p.sh. interesa për produkte ose tema të caktuara, të përcaktuara nga faqet e interneit që ata kanë vizituar) të cilat ne ia vëmë në dispozicion Facebook-ut (të ashtu-quajtura "audienca të personalizuara).Me ndihmën e "Facebook pixel", ne jemi në gjendje të sigurohemi që reklamat tona në Facebook të jenë në përputhje me interesin e përdoruesve potencialë dhe të mos shkaktojnë efekt bezdisës. Duke përdorur "Facebook pixel", ne gjithashtu mund të ndjekim efikasitetin e reklamave të Facebook për qëllime statistikore dhe kërkime tregu, duke parë nëse përdoruesit janë ridrejtuar në faqen tonë të internetit pasi kanë klikuar mbi një reklamë të Facebook (e ashtu-quajtur "veprim i synuar").

Facebook pixel" është i integruar drejtpërdrejt në faqet tona të internetit nga Facebook-u dhe mund të ruajë një të ashtuquajtur "biskotë", d.m.th. një skedar të vogël, në pajisjen tuaj. Nëse më pas qaseni në Facebook ose vizitoni Facebook-un ndërkohë që jeni i qasur, vizita juaj në ofertën tonë në internet do të shënohet në profilin tuaj. Të dhënat e mbledhura rreth jush janë anonime për ne, d.m.th. ato nuk na lejojnë të nxjerrim përfundime mbi identitetin e përdoruesve. Megjithatë, të dhënat ruhen dhe përpunohen nga Facebook-u në mënyrë që ato të mund të lidhen me profilin përkatës të përdoruesit dhe të përdoren nga Facebook-u si për qëllimet e tij të kërkimit të tregut, ashtu edhe për reklama. Nëse ne i kalojmë të dhënat te Facebook-u për qëllime krahasimi, ato kriptohen lokalisht në shfletues dhe vetëm atëherë dërgohen te Facebook-u përmes një lidhjeje të sigurt https. Kjo bëhet me qëllimin e vetëm për të bërë përputhjen me të dhënat e kriptuara nga Facebook-u.

Përpunimi i të dhënave nga Facebook-u rregullohet nga Politika e Përdorimit të të Dhënave të Facebook-ut. Për informacione më specifike dhe detaje rreth "Facebook pixel" dhe mënyrës se si ai funksionon, ju lutemi vizitoni Qendrën e Ndihmës të Facebook-ut.

Ju mund të kundërshtoni mbledhjen e të dhënave nga "Facebook pixel" dhe përdorimin e tyre për shfaqjen e reklamave në Facebook. Për të përcaktuar llojin e reklamave që shihni në Facebook, mund të shkoni te faqja e krijuar nga Facebook-u dhe të ndiqni udhëzimet se si të rregulloni reklamat e bazuara te përdorimi.


Seksioni 12: YouTube


Faqja jonë e internetit përmban video të shkurtra të integruara nga YouTube. YouTube është portali i YouTube SH.P.K. , e cila është një degë e Google Inc. Për t'u ofruar përdoruesve tanë edhe një më shumë mbrojtjeje të të dhënave, ne si rregull nuk i integrojmë video e shkurtra drejtpërdrejt në faqen tonë, por i kemi çaktivizuar ato si parazgjedhje. Kjo do të thotë se asnjë e dhënë nuk do t'i transmetohet Google-it kur ju hyni në faqen tone. Për këtë arsye, ne do t'ju lejojmë të shihni vetëm një foto sekuencë të videos në faqen tonë. Ju duhet ta aktivizoni personalisht videon duke klikuar mbi foto sekuencën në mënyrë që ta shikoni videon. Lidhja me serverët e Google-it dhe transferimi i të dhënave te Google ndodh vetëm pasi ta keni aktivizuar videon në këtë mënyrë. Ju e kuptoni dhe pranoni se ne nuk kemi asnjë kontroll mbi vëllimin e informacioneve personale që mblidhen gjatë këtij procesi.Ju lutemi lexoni politikat e privatësisë së të dhënave të Google-it për sqarime të mëtejshme mbi qëllimin dhe shkallën në të cilën informacionet personale mblidhen, përpunohen dhe përdoren nga Google, si dhe për të drejtat tuaja në lidhje me këtë dhe opsionet e cilësimeve për mbrojtjen e privatësisë suaj. Shko te: https://www.google.de/intl/de/policies/privacy/

https://www.google.de/intl/de/policies/privacy/


Seksioni 13: Rishënjëstrimi Dinamik i Google


Ne përdorim funksionin e rishënjestrimit ose të "grupeve të ngjashme të synuara" një funksion që ofrohet nga Google LLC, Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, SHBA (“Google”) në faqen tonë të internetit. Kjo na mundëson t'u dërgojmë përdoruesve të faqes sonë tw internetit reklama të synuara përmes shfaqjes së reklamave të personalizuara dhe të bazuara në interesat e tyre, kur ata vizitojnë uebsajte të tjera në Rrjetin e Shfaqjes së Google.

Google përdor biskota duke ruajtur një skedar të vogël me një varg numrash në shfletuesin tuaj, me qëllim analizimin e përdorimit të faqes sonë të itnernetit; kjo shërben si bazë për shfaqjen e reklamave të bazuara në interesat tuaja. Ky numër përdoret për të regjistruar vizitat në faqe të internetit dhe të dhënat e anonimizuara mbi përdorimin e faqes. Megjithatë, informacionet personale të vizitorëve të faqen e internetit nuk ruhen. Nëse më pas vizitoni një faqe të internetit tjetër në Rrjetin e Shfaqjes së Google, ajo faqe do të shfaqë reklama që kanë shumë gjasa të përfshijnë produkte dhe informacione që keni parë më parë.

Ju mund ta çaktivizoni përgjithmonë përdorimin e cookie-ve nga Google duke shkarkuar dhe instaluar një shtojcë në shfletuesin tuaj. Mund të gjeni më shumë informacion rreth "Google Remarketing" në politikën e privatësisë së Google.


Seksioni 14: Shërbimi i hartave


Faqja jonë e internetit përdor Hartat nga Google (Google Maps), i cili operohet nga Google Inc., me adresë në Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, SHBA (“Google”). Sa herë që hyni në një faqe që përfshin Google Maps, shfletuesi juaj lidhet automatikisht me serverët e Google. Kjo mundëson që përmbajtja e hartës të transmetohet drejtpërdrejt në shfletuesin tuaj dhe të integrohet në webfaqen nga Google përmes teknologjisë iFrame.
Nëse jeni kundër mbledhjes, përpunimit ose përdorimit të të dhënave tuaja nga Google përmes faqes sonë, ju mund të çaktivizoni JavaScript përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj. Megjithatë, ju e kuptoni se nëse e bëni këtë, nuk do të jeni në gjendje të përdorni shfaqjen e hartës. Detaje të mëtejshme rreth përpunimit të të dhënave nga Google mund të gjenden në Politikën e Privatësisë së Google:  https://policies.google.com/privacy.


Seksioni 15: Gjurmimi i veprimëve të përdoruesve nga Google (Google AdWords Conversion-Tracking )


Ne përdorim programin e reklamimit në internet të quajtur "Google AdWords", si dhe gjurmimin e veprimeve (konvertimeve) si pjesë e Google AdWords. Gjurmimi i Konvertimeve nga Google është një shërbim analitik i vënë në dispozicion nga Google SH.P.K (LLC), Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, SHBA (“Google”).Sa herë që klikoni mbi një reklamë të Google, një biskotë për gjurmimin e veprimeve ruhet automatikisht në kompjuterin tuaj dhe skadon pas 30 ditësh. Këto biskota (cookie) nuk përmbajnë informacione personale dhe nuk mund të përdoren për t'ju identifikuar.

Nëse vizitoni faqe të caktuara të faqes sonë të internetit dhe biskota nuk ka skaduar ende, Google mund të dallojë që ju keni klikuar mbi reklamën dhe jeni drejtuar në këtë faqe. Çdo klient i Google AdWords merr një biskotë të ndryshme, prandaj është e pamundur që këto biskota të gjurmohen përmes faqeve të internetit të klientëve të tjerë të AdWords.Informacioni i mbledhur përmes kësaj biskote shërben si bazë për krijimin e statistikave të veprimeve (konvertimeve) për klientët e AdWords që përdorin këtë shërbim. Përmes një etikete gjurmimi (tracking tag), klientët janë në gjendje të shohin numrin total të përdoruesve që kanë klikuar mbi reklamën e tyre dhe që më pas janë drejtuar në faqen e tyre. Megjithatë, ata nuk marrin asnjë informacion që mund të identifikojë personalisht këta përdorues.

Për më shumë informacion rreth marrëveshjes së Google për privatësinë e të dhënave, ju lutemi vizitoni: https://policies.google.com/technologies/ads, https://policies.google.com/privacy.


Seksioni 16: Faqet e lidhura (Linked sites)Şekil


Në webfaqen ose aplikacionin e Click2Refund, ju mund të gjeni lidhje (links) të caktuara me webfaqe apo aplikacione të tjera. Është e rëndësishme të dini se këto webfaqe/aplikacione mund të kenë politika privatësie të ndryshme nga tonat.Ne nuk mbajmë asnjë lloj përgjegjësie për aktivitetet, praktikat dhe/ose politikat e privatësisë të këtyre webfaqeve/aplikacioneve. Ju sugjerojmë që, si rregull personal, gjithmonë të lexoni, të rishikoni dhe të jeni dakord me politikën e privatësisë së çdo webfaqeje apo aplikacioni që vizitoni përmes webfaqes apo aplikacionit tonë.


Seksioni 17: Si i mbrojmë ne informacionet tuaja private?Şekil


Ne ndërmarrim hapa për të mbrojtur informacionet tuaja private në përputhje me Rregulloren e Mbrojtjes së të Dhënave dhe udhëzimet e përcaktuara për sigurinë e informacionit. Kjo do të thotë se ne kemi procedura dhe rregulla specifike për mbrojtjen e të dhënave, si dhe sigurohemi që stafi ynë të ketë qasje vetëm në të dhënat që u nevojiten për të kryer punën e tyre.


Seksioni 18: Kohëzgjatja e ruajtjes (Storage time)Şekil


Ju lutemi mbani parasysh se politika jonë është që t'i ruajmë informacionet e mbledhura për periudha kohore të arsyeshme nga ana tregtare ose në përputhje me politika specifike, përveç rasteve kur kjo ndalohet me ligj.

Të dhënat e kontaktit, si emri, numri i telefonit dhe adresa e e-mail-it që na keni dhënë, ruhen në bazën tonë të të dhënave dhe ne do t'i fshijmë këto të dhëna brenda një periudhe tremujore pasi ju të na njoftoni se nuk dëshironi më t'i përdorni shërbimet tona.


Seksioni 19: Të drejtat tuaja sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave


Click2Refund është një webfaqe në përputhje me standardet e GDPR-së

Kjo do të thotë se ju keni të drejtë të na udhëzoni që të mos i përpunojmë ose përdorim informacionet tuaja personale në rrethana të caktuara, si për shembull për qëllime marketing.

Ju keni të drejtë të tërhiqni autorizimin tuaj në rastet kur përpunimi i informacioneve tuaja personale bazohet në miratimin tuaj, duke iu nënshtruar kufizimeve kontraktuale ose ligjore.

Ju keni të drejtë të ndryshoni dhe të përditësoni informacionet tuaja personale nëse besoni se ato janë të pasakta ose nëse janë fshirë në rrethana të caktuara. Gjithashtu, ju keni të drejtë të vendosni kufizime mbi mënyrën se si ne i përpunojmë informacionet tuaja private.

Ju keni të drejtë të mos pajtoheni dhe të kundërshtoni përpunimin e informacioneve tuaja personale nga Click2Refund, me disa kushte.

Ju keni të drejtë t'i kërkoni Click2Refund kopje të informacioneve tuaja personale.

Ju keni të drejtë të udhëzoni Click2Refund që të fshijë informacionet tuaja personale, në rrethana të caktuara

Ju keni të drejtë të udhëzoni Click2Refund që të kufizojë përpunimin e informacioneve tuaja personale, në kushte të caktuara.

Nëse dëshironi të përdorni ndonjë prej të drejtave tuaja, ju lutemi na kontaktoni.

"Ju gjithashtu mund të mësoni më shumë rreth Legjislacionit për Mbrojtjen e të Dhënave dhe të drejtave tuaja duke klikuar në këtë lidhje:

http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX:32016R0679


Seksioni 20: Dispozitat përmbyllëse


Siç u përmend më lart, integriteti dhe siguria e të dhënave tuaja është i rëndësishme për ne. Prandaj, mund të jetë e nevojshme që herë pas here të përmirësojmë masat mbrojtëse përkatëse. Rregullisht, kjo mund të çojë në një ndryshim të Politikës sonë të të Dhënave dhe Privatësisë. Ne do t'ju njoftojmë për çdo ndryshim në faqen tonë të internetit. Në rast se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj ndryshimeve, ato do të hyjnë në fuqi katër javë pas marrjes së njoftimit. Në rast kundërshtimi, mund të na duhet të ndërpresim marrëdhënien tonë kontraktuale me ju dhe rezervojmë të drejtën përkatëse.